QKUK Klinika e Ortopedise, 10000 Prishtine
Na ndiqni ne :

Dr. Skender Ukaj

Kryetar

Historia

Dr. Skender Ukaj, i lindur në Kaliqan, Istog. Ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Aftësimin specialistik në fushën e Ortopedisë e kreu në Pejë, Prishtinë dhe Paris, ndërsa magjistraturën e përfundoi në UP. Studimet doktorale i kreu në Biomjekësi/Fakultetin e Mjekësisë, pranë Universitetit të Lubjanës në Slloveni.

Punon si mjek specialist në spitalin Otrila dhe si profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Gjakovës.

Është autor dhe bashkëautor i një numri të konsiderueshëm punimesh shkencore si rezultat i bashkëpunimit me specialistë dhe profesorë nga Franca, Zvicra, Sllovenia dhe Kosova. Gjithashtu, ka ndjekur trajnime profesionale për ortopedi dhe traumatologji në spitale të njohura evropiane dhe ka prezantuar në konferenca të shumta shkencore në nivel vendor dhe ndërkombëtar.