Historiati i Shёrbimit tё Ortopedisё me Traumatologji pranë Spitalit Rajonal nё Prizren
Sherbimi i Ortopedisë me traumatologji te sistemit lokomotor ne Prizren ne kuader te Spitalit Rajonal te Prizrenit ku gravitojn komuna e Dragashit , Rahovecit , Suharekes dhe Malisheves ku perfshihen gati gjysmё million banor eshte formuar zyrtarisht me 27 qershor 1983.
Per formimin e sherbimit merit ka Dr. Halil Berisha I cili mbaron specializimin nga ortopedia dhe formoi sherbimin e Ortopedis me Traumatologji ne qershor te vitit 1983 ku punoi deri ne qershor 1989. Leshohet edhe dy specializime nga lemia e ortopedis me traumatologji Dr. Luan Qipa mars 1988 dhe Dr. Xheladin Kryeziu shtator 1989.
Sherbimi atёherё kishte 4 teknik dhe nji pastrues me Paviljonin e vet me 12 krevat ne nji hapёsirë me urologjinë , ambulancen specialistike ortopedike dhe sallen per intervenime operative ne kuader te bllokut operativ sherbimit te degёve kirurgjike , tri dite gjatë javes ku ishte e perbashket me sherbimin e kirurgjis dhe urologjis .
Pas vdekjes se papritur te Dr. Halil Berishes si ortoped i parё ne Prizren 3 qershor 1989 sherbimi mbahej nga dy ortoped me kontrat nji herё ne jave diten e shtunё nga Klinika e Ortopedisë se Shkupit Dr. Jordan Kamnar dhe Dr. Bozhidar Ballanqevski ku kryenin vizita ambulatore specialistike dhe ndonjё intervenim operativ ku pacientet u pregatiteshin nga specializantet Dr. Xheladin Kryeziu.
Ne nentor te vitit 1993 kthehet si specialist Dr. Xheladin Kryeziu ku e vazhdon punen si specialist i sherbimit te ortopedis dhe udheheqes i sherbimit , ndersa Dr. Luan Qipa nuk kthehet ne sherbimin e ortopedis. Ne 1993 merr specializimin e ortopedis dhe Dr. Mustaf Abdullahu ku kthehet si specialist me 1998.
Sherbimi kishte 18 krevat ku kryheshin operacione te traumes dhe ortopedike me ambullancen specialistike ortopedike .
Pas luftes sherbimit iu shtuan si ortoped edhe Dr.Iliri Smajlaj korrik 1999, Dr. Rrahman Shala shkurt 2002, Dr. Nue Gegaj prill 2003 deri ne janar 2009 kur vdiq , Dr. Menan Gashi prill 2005, Dr. Osman Zhuri dhe Dr. Sejfi Sadiku korrik 2007.
Sot sherbimi I Ortopedisë me traumatologji permban 7 mjek ortoped , 12 infermier ku dy janё gipsera , 18 krevat ne paviljon, sallen e veqant per intervenime operative , artroskopin , kabinetin e ultrazerit , Ambullancen e ortopedis , dhomen per gips. Sherbimi funkcionon gjat tere javes non stop si gjatё vikendit dhe festave me sherbimin kujdestar .
Aty mjekohen pacient nga trauma e sistemit lokomotor , aksidente , anomali kongjenitale , sёmundje degjenerative , reumatizmale , tumore , metabolike .
Kryhen mesatarisht 50 operacione ne muaj , 80 pacient mjekohen ne pavijon , 800 vizita specialistike ambulatorike ,300 echo sonografi te kёrdhokullave te femijёt.
Sherbimi udhehiqet nga shefi i sherbimit te Ortopedis dhe kryeinfermieri i sherbimit .
Historiku i shkurt i ortopedisё tё zhvilluar nё Gjakovё
Ortopedia e Gjakoves ka fillue me perfundimin e specializimit nga lemia e Ortopedise me Traumatologji te dr Selajdin Boshnjakut, ne Tetor te Vitit 1991 ne Universitetin e Sarajeves.
Prej 01,11,1991 ka filluare punen ne Repartin e Kirurgjise dhe qe nga ditet e para eshte menduar per fillimin e pregaditjeve per formimin e Repartit te ndare te Ortopedise.Fillimisht na u eshte dhene 1 dhome me 4 shtreter dhe eshte punuare ne sallen operative te Kirurgjise.
Ne muajin Maj 1992 eshte themeluare dhe eshte hapur Reparti Ortopedik nga ana e dr Selajdin Bosnjakut.
Ne vitin 1996 eshte kualifikuare edhe nje mjek ortope dr Burim Sahatqiu, i cili ju ka bashkangjite punes ne Repartin Ortopedik.
Ne vitin 2005 eshte specializuare edhe dr Fisnik Vula nga lemia e Ortopedise dhe Traumatologjise, dhe keshtu jane gjithsejt 3 ortoped ne Repartin Ortopedik ne Gjakove te cilet punojne deri me tani.
Fillimisht reparti Ortopedik ka patu 4 dhoma dhe 16 shtreter,ku 2 prej tyre kane qene per femije, kurse prej para 2 vitesh pas transferimit ne objektin e ri te rindertuare, kemi 5 dhoma me gjithsejt 24 shteter. Posedojme 2 salla operative,njera eshte aseptike dhe tjetra septike.
Kryhen vitet e fundit perafersisht midis 45o-500 nderhyrje kirurgjike ne vit, dhe ate nga me te thjeshtat deri tek me te komplikuarat.
Historiku i shkurt i ortopedisё tё zhvilluar nё Gjilan
Reparti i ortopedise pran SRGJ eshte themeuar ne dhjetor te vitit 1988 me nje ortoped nga shkupi-dr Halid Shaban(turk).Me 1989 (Maj)specializon ortopedi pare vendor dr Rahman Hajdari,me 1994 vjen dr Selami Ramadani i cili shkon shumё shpejt ne praksen private.
Me 2004 vjen dr Hafiz Ahmeti me 2005 vijne ortopedet dr Abdylatif Latifi dhe dr Musë Jashari dhe me 2008 vjen dr Skeneder Mehmeti.
Fillimisht reparti ka pas 5 motra dhe nje teknik(gipser).
Motrat:Hamide Regjepi,Kefsere Ahmeti,Bukurije Gagica,Naile Mehmeti Sladjana dhe tekniku Srdjan.
Reparti ka 18 shtreter, tre prej te cileve jane per femije
Reparti ka ambulanten specialistike,kabinetin e Ultrasonografise dhe
sallen e operacionit te pajisur me Artroskop dhe "C"harkun.
Operacionet jane nga trauma e sistemit osteolokomotor dhe nga
ortopedia(LCC,PEV et te tjera).